Një person nga Medvegja ka kohë që po i mashtron njerëzit duke u paraqitur si hoxhë nga Bashkësi Islame e këtij vendi, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai zakonisht po i paraqitet familjarëve që janë duke kërkuar para për raste humanitare dhe po ju kërkon shuma të ndryshme të parave si pretekst për marrjen e informative të tyre për t’ia dërguar parat e mbledhura sipas tij që t’iu dorëzohen familjes në fjalë.
“Enigma” se personi që ka kryer të gjitha këto mashtrime po paraqitet me emrin Goran Filipoviq nga Medvegja.
I njëjti person ka kontaktuar me redaksinë e Gazetës “Enigma” i cili ka kërkuar kontaktin e një familje që ishte duke kërkuar ndihma për një familjar.
Disa ditë më vonë personi që ishte duke kërkuar ndihmë ka kontaktuar me “Enigmën”, i cili ka njoftuar se ka rënë pre e “hoxhës nga Medvegja” i cili ia kërkon 350 euro që t’i dorzohen për marrjen e informatave sipas tij që t’i dorëzojnë shumën e mbledhur sipas këtij të fundit. Gazeta “Enigma” ka provuar të kontaktoj me “hoxhën nga Medvegja” por i njëjti ka bllokuar kontaktin me të.
Për të njëjtin person ka reaguar edhe Hoxhë Ahmed Kalaja, por për një mashtrim tjetër.
Postimi i plotë: