Një burrë është gjetur me organ gjenital të këputur në një shtëpi në Gjermaninë veriperëndimore. Policia beson se qeni i tij mund të jetë fajtori.
Fqinjët telefonuan policinë në Herne, një qytet në North Rhine – Westphalia, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Kur poloicia arriti në shtëpinë e një familjeje në Magdeburger Strasse, ata dëgjuan zhurma të dhimbshme brenda.
Ata gjetën pronarin e shtëpisë, 66-vjeçar, në gjendje kritike për jetën dhe e dërguan në spital, raportoi transmetuesi publik shtetëror WDR.
Frank Lemanis, 59 vjeç, tha se pasi burri ishte futur në koma artificiale nga mjekët, çfarë ndodhi saktësisht atë natë mbetet e paqartë.
“Një hipotezë, sigurisht, është se qeni i tij i madh, kafshoi penisin dhe e hëngri atë.
Sipas BILD, gruaja e viktimës nuk ishte në shtëpi në atë kohë.