Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.
Szunyog theksoi se përmirësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë çon në rritjen e besimit te publiku.
“Ju si prokurorë po luani rol jetik në sistemin e drejtësisë, dhe angazhimi juaj konstruktiv është i domosdoshëm, nëse implementohen si duhet këto reforma do të sjellin deri një funksionim i përmirësuar i gjyqësorit dhe prokurorisë, dhe që do të çojë te besimit i publikut”, u shpreh Szunyog.
Szunyog theksoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është çështje që kërkon vëmendje, ndërsa theksoi se BE-ja do t’i mbështesë në sfidat e reja që mund të përballen.
“Duke shënjestruar dhe konfiskuar të ardhurat i godasim mu në zemër këto ndërmarrje kriminale dhe shpartallojnë infrastrukturën e tyre, kam vërejtur se ka pasur disa zhvillime kohëve të fundit që mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Mund të keni edhe sfida të tjera, BE-ja është e zotuar t’ju mbështesë në përpjekjet tuaja qoftë me ekspertë nga BE-ja në Kosovë por edhe përmes asistencës teknike nga BE-ja që implementohen përmes partnerëve ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.