Tërhiqet një trup i pajetë nga gropa me ujë në Pejë, detaje nga Policia

Tërhiqet një trup i pajetë nga gropa me ujë në Pejë, detaje nga Policia

Trupi i pajetë, që ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë është tërhequr.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, cili bëri të ditur se trupi është dërguar për obduksion.

“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK’së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, tha Gashi.

Për rastin ka njoftuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në raport.

Related Articles