Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor. I riu është përplasur nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.
Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar. Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riun shqiptar anës rrugës.
Sipas mediave italiane, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. / Gazeta Enigma.