Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosprezencën e krerëve të saj në Ditën e Mësuesit.
Haradinaj po ashtu akuzoi të gjithë, përfshirë dhe veten se janë hipokritë, se po përkrahin ndryshimet ligjore me iu heq vitet kontribut dhënëse,.
“Në Ditën e Mësuesit Qeveria po mungon, nuk është këtu, edhe pse po mungon e si po mungon. Këtë ditë ka qenë e udhës me dhënë ndonjë lajm të mirë për mësuesit, pra nuk ka ditë më të duhur se kjo se për me ardh pjesëtari i Qeverisë dhe me tregu se çka ka ndërmarrë për të përmirësuar pozitën e mësimdhënësve, pra nuk ka ndodhur kjo. Normal që nuk ka ndodhur”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se “Jo vetëm kaq, jemi hipokritë ne që i rrahim shuplaka, të gjithë, për veteranët e arsimit, e në të njëjtën kohë përkrahim ndryshimet ligjore me iu heq vitet kontribut dhënëse, imagjinojeni sa hipokritë jemi. Po ashtu po punohet prapa shpine, me arrogancën e numrave me ndryshuar kontratën individuale, pra me ia cenuar të drejtat”.