Policia dhe Dogana me aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore nga Serbia

Policia dhe Dogana me aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore nga Serbia

Policia e Kosovës dhe Dogana aktualisht janë duke e zhvilluar një aksion në veri të vendit në disa lokacione, raporton Gazeta “Enigma”.

Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia.

Lajmi për Gazetën “Enigma” u konfirmua nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“Do të bëhen të ditur me kohë detaje tjera rreth aksionit”, tha Elshani.

Organet e rendit në këtë aksion kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave, të cilat edhe do të konfiskohen.

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë person të arrestuar.

Related Articles