Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta në vendin tonë, raporton Gazeta Enigma.
Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme dhe kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë.
Ndryshe, këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.