Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi për Enigmën.