Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Gjermani.
Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, Nimani është qëlluar me të dalë nga një restorant.
Sipas “Bild”, në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.
Lidhur me vrasjen e boksierit Besar Nimani, i cili u privua nga jeta mbrëmjen e së shtunës, ka dhënë detaje vëllai i tij Berat Nimani.
Ai në një përgjigje për Klankosova.tv, tha se vëllai iu qëllua në rrugë gjatë kohës kur po shkonte në një organizimin për përvjetorin e vdekjes së një shoku që ai e kishte.
“Besari i ka sjellë fëmijët dhe bashkëshorten tek unë. Pastaj doli në qytet për të shkuar në përvjetorin e vdekjes së shoku të tij, gjatë rrugës ka shkuar që ta marrë një shok tjetër në lokal, ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë – dy nga të cilët e kanë qëlluar Bearin”, rrëfeu vëllai i viktimës.
Mes tjerash ai theksoi se Besari kishte pasur problem ne njërin nga të dyshuarit, tre vite më parë.
Nimani tha se në atë kohë tashmë i dyshuari lidhur me vrasjen, kishte hyrë në lokalin e tashmë të ndjerit, dhe kishin debatuar aty, dhe Besari e kishte larguar nga lokali.