Nesër i jepet lamtumira e fundit çiftit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Klinë

Nesër i jepet lamtumira e fundit çiftit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Klinë

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku ishte i përfshirë treni dhe një furgon.

Nga ky aksident kanë mbetur dy të vdekur, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç mëson Sinjali, viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Deçani, të cilët ndërruan jetë në spital.

Detaje për ceremoninë e varrimit të çiftit ka dhënë Curr Gjocaj, ish drejtuesi i SHSKUK-së dhe familjari i çiftit.

Ai ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilët me datë 09.03.2024 humbje jetën tragjikisht) do të bëhet ditën e hënë, datën 11.03.2024”, ka thënë Gjocaj në njoftim.

“Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndërsa varrimi në ora 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës”.

“E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12:00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18:00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do të njoftohet nesër në ceremoninë e varrimit”, ka thënë ai.

Related Articles