Eksperti i referimit: Gramos Shala nuk është dashur të akordojë penallti për Llapin kundër Gjilanit

Eksperti i referimit: Gramos Shala nuk është dashur të akordojë penallti për Llapin kundër Gjilanit

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari, ka thënë se gjyqtari kryesor Gramos Shala nuk është dashur të akordojë penallti në favor të Llapit në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Hajdari e ka shpjeguar në mënyrë të detajuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini rastin diskutabil në përballjen mes Llapit dhe Gjilanit, e zhvilluar të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Sipas tij, ka qenë vendim i gabuar i gjyqtarit kryesor, Gramos Shala.

“Këto raste nuk duhet të cilësohen si penallti. Ky ka qenë një vendim i gabuar i gjyqtarit. Gjyqtari gjatë lojës nuk e ka parë këtë penallti fare e ka referuar me reagim të ekipës vendase. Kur ka shkuar te VAR-i është dashur ta ndryshojë vendimin. Rregullorja nuk e lejon të jepen kësi penallti,” tha ai.

Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 2:1

Related Articles