Nuk stepet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, punëson zyrtarisht shokun e tij stomatolog

Nuk stepet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, punëson zyrtarisht shokun e tij stomatolog

Komuna e Gjilanit ka shpallur tri herë konkurs për dy stomatologë, pesë asistentë të stomatologjisë dhe një teknik të dhëmbëve për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi”, shkruan Gazeta “Enigma”.

Konkursi u anulua tri herë me radhë nga kryetari Alban Hyseni.

“E treta e vërteta”

Kryetari Hyseni nuk iu dorëzua as presionit publik që iu bë për parregullësitë në konkurs, dhe sërish i pari në konkurs doli Elion Gagica, për të cilin u raportua se ka raporte të afërta me të parin e Gjilanit.

Sot u publikuan rezultatet përfundimtare ku emri i Gagicës doli në krye të listës.

Kurse Donik Behluli, aktivist i LVV-së është pranuar si stomatolog i përgjithshëm.

Po në këtë pozitë është pranuar edhe Dafina Shala gruaja e Kushtrim Zeqirit, drejtor i Drejtorisë për Rini dhe Kulturë në Komunën e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit hapi konkursin e parë në mars të vitit 2023, për dy stomatologë, pesë asistentë të Stomatologjisë dhe një teknik të dhëmbëve.

Më 29 qershor, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, mori vendim për anulim të konkursit në tërësi, me arsyetimin se ka pasur shumë ankesa me shkrim dhe me gojë.

Prandaj, më 15 shtator, Drejtoria e Shëndetësisë hapi sërish konkursin për këtë pozita.

or, konkursi u kthye në pikën zero për herë të dytë, kur një ditë para intervistës, më 18 dhjetor, kryetari Hyseni mori vendim për të anuluar edhe këtë konkurs.

Pas dy dështimeve, konkursi u hap për herë të tretë më 26 dhjetor të 2023-ës.

Rezultatet e testit me shkrim i cili u mbajt më 9 shkurt të 2024-ës, u publikuan një javë më parë, më 22 shkurt. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles