Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi, u betua para presidentes Osmani

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi, u betua para presidentes Osmani

Jeton Bytyqi e dha betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e uroi Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes.

E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kushtetueses, Gresa Cakaj.

Related Articles