Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë arrestuar shtatë persona, shkruan Gazeta “Enigma”.
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke mbledhur të holla për të zhvilluar gara të shpejtësisë.
“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet”.
Sipas tyre “ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”“.
“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/