Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Shtaric të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur me 12 mars, pas orës 00:20, ku një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. / Gazeta Enigma.

Related Articles