Tahir Batatina: Nuk ishte dita e Llapit, gjyqtarët mund të gabojnë

Tahir Batatina: Nuk ishte dita e Llapit, gjyqtarët mund të gabojnë

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se dëshira e madhe për fitore ndikoi që ekipi tij Llapi të pësojë disfatë nga Malisheva.

Ai tha se nuk ishte dita e Llapit.

“Dëshira e madhe për fitoi ndikoi që të humbim raste të shumta. Duhej të ishim më të vëmendshëm. Kishim katër raste. Djemtë dhanë maksimumin, por nganjëherë nuk mund të fitosh edhe nëse angazhohesh. Nuk ishte dita e Llapit. Në dy raste, vlerësimin i lë gjyqtarëve. Gjyqtarët mund të gabojnë. Jemi edhe ne trajnerët, lojtarët të gabueshëm, por nuk duhet gjykohen për një gabim, ashtu siç ndodhi ditë më parë dhe gjithë Kosova u ngrit në këmbë. Mos të shqetësohen. Llapi ka bërë skuadër, ka bërë ekip të fort, ndërsa Malishevës i dëshiroj suksese. Kampionati është i gjatë”, ka thënë Batatina.

Related Articles