Kurti tregon vendimet që janë marrë në mbledhjen e 193-të të Qeverisë

Kurti tregon vendimet që janë marrë në mbledhjen e 193-të të Qeverisë

Kryeministri Kurti ka treguar sot për vendimet që janë marrë në mbledhjen e 193-të të qeverisë.

Në mbledhjen e 193-të të Qeverisë, mes 12 vendimeve:

  • Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;
  • I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;
  • Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
  • Ndamë mjete buxhetore:

– 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;

– 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe

– 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.

  • Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:

– projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;

– menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);

– projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”. 

Related Articles