Tre persona dyshohet se kanë rrahur me mjete të forta një person sot në fshatin Belincë të Shtimes.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar këtë rast për Gazetën Enigma.
Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkakatuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore êshtê dêrguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar , të cilët me vendim të prokurorit janê dêrguar nê mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka konfirmuar Veseli për Gazetën Enigma.