Në person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mitrovicë Veri / 12/13.03.2024 – 18:00/10:50. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GAZETA ENIGMA/.