Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Nënkryetari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, tha se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, e cila u propozua nga LDK-ja.
“Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos kryesia e kuvendit”, tha Shala.
Me përplasje të ashpra kishte nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore.
Opozita ka kërkuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me këto kontrata. Ata kanë akuzuar Qeverinë për “korrupsion masiv” përmes këtyre kontratave që sipas opozitës u përfunduan tek “dostat e pushtetit”.