Messi dhe Suarez dhuruan spektakël dhe gola në kualifikimin e Inter Miamit

Messi dhe Suarez dhuruan spektakël dhe gola në kualifikimin e Inter Miamit

Dyshja Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë qenë vendimtar në fitoren e Inter Miamit ndaj Nashville SC me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Kupës së Kampionëve.

Inter Miami ka fituar ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-të pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në udhëtim për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Suarez (8’), Messi (23’) dhe Robert Taylor (63’) shënuan për vendasit, ndërsa Sam Surridge (90+) shënoi golin e vetëm për mysafirët.

E gjithë ndeshja u karakterizua me një super ndeshje nga ish-dyshja e Barcelonës, Messi dhe Suarez.

Goli i parë i Suarez erdhi nga një asistim maestral të Messit, ndërsa në golin e dytë argjentinasi shënoi një gol të bukur.

Përveç golave dhe asistimit, dyshja e njohur bënë edhe disa driblime dhe pasime që zbukuruan fitoren.

Related Articles