Së paku tre tërmete më të dobëta goditën Malin e Zi gjatë natës dhe herët këtë mëngjes, ka raportuar Instituti Sizmologjik i këtij vendi.
Siç thuhet në uebsajt, tërmeti i parë më i dobët me magnitudë 1.9 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:34 në zonën e Golit.
Tërmeti tjetër, po ashtu i dobët, me magnitudë 1.8 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 4:31 të mëngjesit pranë Nikshiqit.
Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 05:27, sërish afër Nikshiqit.