Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por ndryshe ka ndodhur së fundmi në Malishevë.
Një burrë i moshës madhore e ka denoncuar një rast të dhunimit në Polici, ku ka raportuar se është keqpërdorur nga një burrë tjetër.
Raportimi i rastit nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme dhe akoma nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur po dje, apo më herët
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kane njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë me probleme psiqike.
Si rezultat i raportimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.