Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Armenisë dhe Hungarisë.
Disa ditë para ndeshjes, trajneri i kombëtares Franko Foda, mbajti një konferencë për media.
Foda e nisi konferencën duke i përshëndetur gazetarët në shqip, me “Mirëdita”.
Ai njoftoi se sot do të zhvillohet edhe stërvitja e parë nën drejtimin e tij.
“Të gjithë futbollistët janë të shëndetshëm dhe janë fit për lojë”, tha ai.
Më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest.