Munishi: Lojtarët Gjilanit duhet me kriju mentalitet fitues për t’i fituar ndeshjet

Munishi: Lojtarët Gjilanit duhet me kriju mentalitet fitues për t’i fituar ndeshjet

Derbi i fundit i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues.

Këto dy ekipe ‘luftuan’ deri në fund, por që ky derbi nuk prodhoi fitues dhe ndeshja u mbyll me 4 gola, 2-2, raporton Gazeta Enigma.

Skuadra e Gjilanit ishte më e mirë se ajo e Dritës, ku ‘kuqebardhët’ arritën të krijonin shumë raste shënimi.

Ekipin e Gjilanit e ka komplemtuar edhe ish-trajneri i tyre, Ismet Munishi.

Munishi në emisionin ‘Favorit’ në T7 ka thënë se ekipit gjilanas i duhet mentaliteti fitues për t’i fituar ndeshjet.

“E kam vetëm një vërejtje për Gjilanin. Këta djemë duhet me kriju mentalitet fitues për të fituar ndeshjet. Këta po tuten me i fitu ndeshjet. Kundër Dritës ishin të gjitha kushtet me triumfu, gjithashtu ishin me një lojtar më shumë, është dashur të behej presion pak më të madh. Por, kjo është pikë e mirë për Gjilanin, një shtysë e madhe për këto ndeshjet e mbetura. Gjilani ka kualitet, por duhet vetëm edhe pak karakter brenda ekipit”, tha Ismet Munishi.

SC Gjilani pas 26 ndeshjeve të zhvilluar renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles