19-vjeçari nga Mitrovica, Llukman Ahmeti i cili i shpëtoi një aksidenti të trafikut, në Turqi kreu 37 intervenime.
Ndërkaq, tani familja e tij ka nevojë për ndihmë financiare për të kryer pagesat për shërimin e djalit të tyre.
Babi i Llukamnit, Nexhdet Ahmeti sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova bëri thirrje për ndihmë.
“Në Turqi kemi qëndruar afër pesë muaj, atje ka pasur 37 intervenime kirurgjikale, i ka kaluar me sukses. Mjetet i kemi siguruar nga populli, nga njerëzit bamirës. Sipas të gjitha gjasave janë edhe tri operacione së paku”, është shprehur babai i tij.