Analisti serb, Branislav Kërstiq ka folur për paraqitjet e tij televizive lidhur me qëndrimet që ka për politikat serbe.
Kërstiq në emisionin Politiko në Kanal10 tha se për mendimet e tij, në veri atë e konsiderojnë si serb të Thaçit e Albinit.
“Për serbët nga veriu jam serb i Thaçit, serb i Albinit, i Ramushit. Për shqiptarët jam serb. Në të dy anët nuk jam i mirëseardhur por jam njeri i lirë pa asnjë frikë, jam njeri i lirë, gazetar.”