E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

Një aksident tragjik në livadhet e fshatit Domaj, në Has të Shqipërisë, i mori jetën 46-vjeçarit nga Kosova, Albert Qoqaj.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar nga faqja “Hasi Heroik”, ku familjes Qoqaj, të afërmve dhe miqve u janë shprehur ngushëllime.Sipas raportimeve, Qoqaj humbi jetën aksidentalisht më 31 tetor, në një aksident me një mjet sportiv. Në të njëjtin aksident u plagos edhe vëllai i tij, Valon Qoqaj.“Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe familjes i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.Ndërkohë, familjarëve u janë drejtuar mesazhe ngushëllimi, ndërsa vëllait të të ndjerit i është uruar shërim i shpejtë.

Related Articles