Alarmante: Personat që abuzojnë me substanca psiko aktive janë të moshave 12-13 vjeç

Alarmante: Personat që abuzojnë me substanca psiko aktive janë të moshave 12-13 vjeç

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, në një intervistë për Gazeta Blic ka folur rreth kërkesave të pacientëve, kushtet në këtë klinikë, si dhe mosha e atyre që janë abuzues të drogës.

“Në Klinikën e Psikiatrisë, vazhdimishtë kemi kërkesa për të hospitalizuar, në këtë klinikë kushtet nuk janë aq të mira”, tha ai.

Kutllovci tregon se sa është numri i përgjithshëm i shtretërve në këtë klinikë si dhe numri i personave që janë të shtrirë.

“Nga numri i përgjithshëm nga 65 shtretër që i kemi në klinikë, sot janë të shtrirë 44 persona, këta persona kanë çrregullime mendore të ndryshme por dhe çrregullime mendore për shkak abuzimit me drogë përfshirë dhe rastet urgjente”, tha Kutllovci.

Ai tutje tregon se sa është numri i shërbimeve ambulatore në vitin 2023 dhe në vitin 2024.

“Në vitin 2023, numri i shërbimeve ambulatore ka qenë  8000-9000 më shumë se në vitin paraprak, në vitin 2024 për çdo muaj ofrojmë shërbime ambulatore 1500 deri në 2000”, vazhdoi tutje me deklaratën e tij.

Krahas kësaj ai tregon dhe moshen e personave që janë abuzues të substancave psiko aktive.

“Kemi persona që abuzojnë me substanca psiko aktive e që janë të moshave të reja 12-13 vjeç”, u shpreh ai.

Related Articles