Danimarka dhe Zvicra luajtën një barazim pa gola këtë të shtunë në një ndeshje miqësore në Kopenhagë, por zemërimi u ndez në mes të pjesës së dytë mes mesfushorit të Hljulmand dhe Granit Xhaka.
Mesfushori i Danimarkës pengoi mesfushorin shqiptar, andaj Xhakës nuk i pëlqeu dhe u ngrit për të kërkuar shpjegime dhe kishte shtyrje nga njëra anë në tjetrën. Arbitri përfundoi duke u treguar të verdhë për të dy.
Në fund, Xhaka foli për mungesë respekti nga kundërshtarit.
“Kam pësuar një faull të pastër, kam pasur topin për një goditje dënimi dhe ai më ka goditur. Kjo nuk ka vend në futboll dhe nuk bëhet, qoftë në një ndeshje miqësore apo në një lojë kualifikuese. Është çështje respekti”, tha ai, duke i kërkuar shtypit danez ta pyeste për momentin.
Hjulmand e Xhaka em confronto. pic.twitter.com/zhMgv2xPq0— Futebol Divertido (@FutebolDiverti) March 24, 2024