Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, njoftoi se do të tërhiqet nga politika pas 27 vjetësh.
Roth ka shkruar në rrjetin social “X” se është i vendosur për ta bërë këtë dhe mirënjohës ndaj votuesve të tij.
“Pas 27 vjetësh dhe shumë detyrave të mëdha në Bundestag, qeveri dhe SPD-në (Partia Socialdemokrate), politika do të përfundojë për mua pas zgjedhjeve të ardhshme federale. Njerëzit në zonën time zgjedhore më zgjodhën drejtpërdrejt në parlament shtatë herë. Jam i vendosur dhe i jam pafund mirënjohës”, tha Roth.
Nach dann 27 Jahren, vielen tollen Aufgaben in Bundestag, Bundesregierung und SPD ist für mich nach der nächsten Bundestagswahl Schluss mit der Politik. 7 Mal wählten mich die Menschen in meinem Wahlkreis direkt ins Parlament. Ich gehe selbstbestimmt und bin unendlich dankbar. pic.twitter.com/ebY6rKWRZw— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 26, 2024
Pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, ai është treguar kritik ndaj udhëheqjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Roth së fundmi ishte i ashpër edhe për një deklaratë tjetër të kreut të shtetit serb i cili kishte paralajmëruar “Perëndimin të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë”.
“ Duke se Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”.