Ndonëse është ndër komunat ku u shënuan më së shumti raste pozitive me koronavirus, aktualisht në Komunën e Prishtinës janë vetëm edhe katër raste aktive me këtë virus.
Për nga numri i rasteve aktive me virusin Covid-19, Prishtina renditet komuna e 12 në nivel vendi, teksa para saj janë Gjilani me 34 raste aktive, Mitrovica me 27 raste, Prizreni me 25 raste, Ferizaj me 21 raste, Lipjani me 12 raste, Peja me 9 raste, Kaçaniku me 7 raste, Istogu me 6 raste dhe Podujeva, Obiliqi dhe Gjakova me nga 5 raste.
Në ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 107.673 persona me COVID-19 me 2.253 vdekje.
105.255 persona janë shëruar ndërkaq janë kryer 659.216 teste.
Ndërsa në 24-orët e fundit, nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, teksa është shënuar një rast i vdekjes.