Haxhi “Robin” Krasniqi njoftuar se do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, boksieri nga Juniku bëri të ditur se meçin e ardhshëm do ta zhvillojë në Augsburg të Gjermanisë.
Ai u shpreh se “mezi po pret të boksoj në pragun e shtëpisë së tij”, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve.
36-vjeçari gjithashtu njoftoi se kundërshtari i tij do të mësohet së shpejti.
Kujtojmë se Krasniqi meçin e fundit e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte triumfuar ndaj Nadjib Mohammedi, në një meç që ishte shoqëruar me polemika të shumta.