Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka uruar për votimin pro Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje lidhur me procesin që sot u zhvilluar në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.
“Fitore…. Hapi i parë u kry, edhe dy hapa janë dhe kryhet përfundimisht”.
“31 për, 4 kundër dhe 1 abstenim”, ka shkruar Gashi.