Rindërtimi i urës së shembur të Baltimores, Francis Scott Key, mund të zgjasë nga 18 muaj deri në disa vjet, thonë ekspertët, ndërsa kostoja mund të jetë së paku 400 milionë dollarë – ose më shumë se dyfishi.
Gjithçka varet nga faktorë që janë ende kryesisht të panjohur. Ato variojnë nga projektimi i urës së re deri tek mënyra se si zyrtarët e qeverisë mund të lëvizin me shpejtësi në burokracinë e miratimit të lejeve dhe dhënies së kontratave.
Realisht, projekti mund të zgjasë pesë deri në shtatë vjet, sipas Ben Schafer, një profesor inxhinierie në Universitetin Johns Hopkins, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Të tjerët janë më optimistë për afatin kohor të mundshëm: Sameh Badie, një profesor inxhinierie në Universitetin George Ëashington, tha se projekti mund të zgjasë nga 18 muaj deri në dy vjet.
Ura Key u shemb të martën, duke lënë të vdekur gjashtë anëtarë të një ekuipazhi që po punonin, pasi anija e mallrave Dali u përplas në një nga kolonat e saj.
Fatkeqësia është në një farë mënyre e ngjashme me shembjen vdekjeprurëse të urës Sunshine Skyëay të Floridës, e cila u godit nga një anije mallrash në Gjirin Tampa në vitin 1980.
Ura e re mori pesë vjet për t’u ndërtuar, ishte 19 muaj vonesë dhe pati kosto 20 milionë dollarë mbi buxhetin kur u hap në vitin 1987.