Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetasit e Kosovës se që nga nesër me fillim në ora 06:00 e mëngjesit e deri më 4 prill, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
MPJD bën me dije se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711”, thuhet në njoftim.