Të paktën 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregun lindor të ishullit, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).
Autoritetet nuk dhanë detaje mbi gjendjen e të bllokuarve, por thanë se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, raporton CNN.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ka lënë të vdekur katër persona dhe të lënduar më shumë se 700 të tjerë, sipas NFA. Nga të plagosurit, 132 janë në kontenë Hualien, pranë epiqendrës së tërmetit, shtoi agjencia.