Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se ai dhe partia e tij nuk bëjnë opozitë sic kishte bërë më herët Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në “Debat Plus”, tha se s’mund të gjuajë me gurë e molotovë, sikurse kishte bërë në të kaluarën VV-ja.
“Paramendom mu, që jam një prej figurave politike në Kosovës, cantën plot gurë, molotovë, me i kallë institucionet. Rruga politike ndryshon, mënyra e të bërit politikë ndryshon., secila parti i ka të tijat”, tha ai.
Hamza tutje foli edhe për Asociacionin për të cilin i dha vërejtjet e tij dhe për draftin e Asociacionit.
“Drafti aktual duhet me u përmirësua në pika të caktuara. Sepse janë pika… i kemi bë publike, po i përmendi disa. Rezoluta 1244, është në preambulë, ky është dokument i brendshëm i Kosovës. Çka kërkon kjo rezolutë në një dokument ku pronësia është e jona. Është statut për një Asociacion, s’është marrëveshje e një përmase ndërkombëtare. Ajo rezolutë nuk e ka vendin aty”, tha i
“Sistemi juridik në Kosovë, është shumë mirë i ndërtuar. Gjykatat munden mos ta marrin një vendim që nuk të konvenon por duhet me u zbatu. Gjitha vendimet që i merr ndonjë gjykatë e kosovës, duhet të jenë të zbatueshme edhe për Asociacionin. Ka pika që i referohet rezolutës 1244, nuk përmendet vendimi i GJND-së. Duhet të kihet kujdes te çështja e pronave. Nuk mundet me quajt OJQ me draftin aktual të Asociacionit”, vijoi ai.