Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në dy lokacione të Malishevës, të premtën.
Nga komunikata për media e Policisë bëhet e ditur se Stacioni Policor në Malishevë kishte pranuar informatën për përdorim të armës së zjarrit në dy vendbanime.
Tutje, bëhet e ditur se konfiskimi i armëve u bë në fshatin Turjakë të Malishevës.
“Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri të gjata, dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, një armë zjarri e shkurtër (artizanale), pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe katër karikator” – njofton Policia
Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje