Policia i vihet në ndjekje burrit nga Lipjani i cili rrahu gruan dhe iku nga shtëpia

Policia i vihet në ndjekje burrit nga Lipjani i cili rrahu gruan dhe iku nga shtëpia

Një rast dhune në familje ka ndodhur dje në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit, por nuk kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe po qëndron në arrati.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles