Bebe Rexha s’i harron rrënjët, këndon këngë tradicionale shqiptare në një dasmë – momenti bëhet viral

Bebe Rexha s’i harron rrënjët, këndon këngë tradicionale shqiptare në një dasmë – momenti bëhet viral

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dëshmuar edhe një herë se suksesi në skenën ndërkombëtare nuk e ka larguar nga rrënjët dhe traditat shqiptare.

Rexha është bërë virale në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve nga një dasmë shqiptare, ku ajo shfaqet duke kënduar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, një prej këngëve që është pjesë e pandashme e ahengjeve dhe dasmave shqiptare.

Nuk dihet se ku është zhvilluar dasma, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një festë në rrethin e saj familjar apo të miqve të afërt.

Megjithatë, momenti ku këngëtarja interpreton këngën tradicionale shqiptare ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa pamjet janë shpërndarë gjerësisht.

Ky nuk është rasti i parë që Bebe Rexha tregon dashurinë dhe respektin për kulturën shqiptare.

Së fundmi, edhe vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë, ndërsa në ahengun e tij nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë festës një atmosferë tipike shqiptare.

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë pranë origjinën dhe traditat e saj shqiptare, duke i ndarë herë pas here këto momente edhe me miliona ndjekësit e saj.

Related Articles