Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së tij.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është gjetur i varur në një shtëpi në rrugën “Ismail Dumoshi”.
Siç mëson Sinjali në bazë të informacioneve të para, viktima është Veton Ibrahimi (49-vjeçar), vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
I ndjeri kishte nënshtetësi suedeze dhe akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.