Të paktën 94 njerëz vdiqën, duke përfshirë fëmijë, dhe 26 janë të zhdukur pasi një traget u përmbys në brigjet veriore të Mozambikut, tha një zyrtar nga Instituti i Transportit Detar të vendit (INTRASMAR).
Anija ishte një anije peshkimi e mbingarkuar dhe nuk ishte e licencuar për të transportuar njerëz, tha Lourenco Machado, një administrator i INSTRASMAR, në televizionin shtetëror të hënën, raporton BBC.
“Të dielën kemi regjistruar një incident detar ku të paktën 94 persona humbën jetën kur një maune me 130 persona u përmbys. Kemi gjetur 94 trupa dhe 26 janë të zhdukur”, tha ai.
Varka po transportonte njerëz nga Lunga në provincën Nampula në ishullin e Mozambikut, tha ai, duke shtuar se raportet fillestare treguan se ajo ishte goditur nga një valë e baticës.