Policia e Kosovës njofton se po vazhdon ndërmarrja e masave ligjore ndaj shoferëve të cilët nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë!
Njësia për Kontroll të Autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 211 km/h.
Policia njofton se i njëjti është gjobitur 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.