Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral

Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral

Dje mbarë bota ishte në pritje të eklipsit të diellit, por ata që jo të gjithë patën fatin që ta shijonin. Ndërkohë, ish-presidenti Donald Trump përmes një postimi ka ngjallur reagime.

Kandidati për president postoi një reklamë të çuditshme fushate në “Truth Social” ku koka e tij merr rolin e hënës dhe bllokon diellin.

Videoja hapet me fjalët “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024”, shoqërua me një muzikë dramatike.

Ndërkohë, ajo që bën ‘bujë’ është skica e kokës së Donald Trump.

“Ne do ta shpëtojmë Amerikën dhe do ta bëjmë përsëri të madhe”, është fraza e përzgjedhur në video.

Donald Trump’s eclipse post on Truth Social. pic.twitter.com/L7caoXkXrS— Big Fish (@BigFish3000)April 8, 2024

Related Articles