Të martën në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.