Osmani takohet me Sarrazinin, flasin për anëtarësimin në KiE dhe Procesin e Berlinit

Osmani takohet me Sarrazinin, flasin për anëtarësimin në KiE dhe Procesin e Berlinit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Osmani bëri të ditur se në takimin e sotëm me Sarrazinin folën për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, shkroi Osmani.

Sarrazin ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, partinë më të madhe serbe në Kosovë, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Related Articles