Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij beson që dorëheqja e kryeministrit të vendit, Albin kurti, është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve të reja parlamentare.
Haziri tha se kurthi politik që me shpërbërjen e kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje, sipas tij, është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht.
“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile”, tha Haziri.
Kohëve të fundit opozita po kërkon që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të japë dorëheqje në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.