Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka njoftuar se në këtë degë janë bërë mbi 80 anëtarësime të reja.
Anëtarët e rinj i ka pritur kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetar i Gjilanit, i cili është edhe kryetar i qendrës së Lëvizjes në Gjilan, Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni, tha se anëtarësimet e reja janë profesionist nga fusha e lëmi të ndryshme, duke pasuruar kështu Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Gjilan dhe në gjithë vendin. Kryeministri dhe kryetari Albin Kurtim theksoi faktin se VETËVENDOSJE! ka rreth 60 mijë anëtarë dhe numri i tyre po rritet çdo ditë. Bashkimi në VETËVENDOSJE! është për të mirën e përgjithshme qytetare tha kryeministri Kurti”, ka njoftuar Vetëvendosje në Gjilan.